Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka thënë botës që të mos nënvlerësojë rreziqet e konsiderueshme të një konflikti bërthamor. Ai po ashtu ka thënë se furnizimi i Ukrainës me armë nga NATO-ja “në thelb” nënkupton se aleanca e Perëndimit është e përfshirë në luftë me Rusinë, në mënyrë të tërthortë. I intervistuar nga televizioni shtetëror rus, Lavrov është pyetur për rëndësinë e shmangies së Luftës së Tretë Botërore dhe nëse situata aktuale është e krahasueshme me Krizën Kubane të Raketave më 1962. “Rreziqet tani janë të konsiderueshme”, ka thënë Lavrov sipas transkriptit të intervistës, që është publikuar në faqen e Ministrisë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.