Polumbarët e RENEA janë ende në kërkim të 40 vjecarit Aurel Ndoni, të cilin e tërhoqi rryma detare pasditen e së dielës në Durrës. Ndoni ishte duke peshkuar me vëllain dhe një person tjetër në zonën e Porto Romano, kur papritur rrëshkiti dhe ra në ujë, duke mos mundur dot të dalë nga deti. Kërkimet për trupin e 40 vjecarit vijojnë që prej pasdites së të dielës, ndërsa edhe familjarët po bashkëpunojnë me polumbarët për gjetjen e Aurel Ndonit.