Kompania farmaceutike amerikane, Pfizer, dhe partneri i saj gjerman, BioNTech, i dorëzuan disa të dhëna fillestare në Administratën amerikane të Ushqimit dhe Barnave - FDA, për përdorimin e vaksinës së tyre kundër koronavirusit edhe te fëmijët. Prodhuesit e barnave thanë se provat e tyre kanë treguar se vaksina është e sigurt dhe efektive për fëmijët 5 deri në 11 vjeç.