Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Skelës në Vlorë, ku një fëmijë trevjeçar ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh. Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e urgjencës, të cilat e transportuan të miturin me shpejtësi drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Por, fatkeqësisht pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, fëmija nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.