Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali ku një çift të rinjsh u sulmua nga disa emigrant maroken, të cilët përdhunuan të renë para të dashurit të sak ndërsa këtë të fundit e dhunuan. Ngjarja ndodhi në periferi të Romnës, ku sipas mediave italiane, çifti I të rinjve, 18 dhe 24 vjeç, kishin ndalur makinën në parkun Tor Tre Teste në zonën lindore të kryeqytetit dhe gjatë kohës që ishin në momente intime ata u rrethuan nga tre persona. ata thyen fillimisht xhamin e makinës ku I vodhën telefonin 18-vjeçares dhe më pas I nxorën të rinjtë jashtë me forcë duke I kërcënuar e dhunuar. Gjatë momentit që I riu po thërriste për ndihmë, ata abuzuan seksualisht me partneren e tij dhe më pas u larguan me shpejtësi. Çifti menëjherë njoftoi policinë që pasi u njoh me rastin bëri të mundur kapjen e autorëve. Në pranga përfunduan tre marokenë. Njëri prej tyre u kap në Verona. Ndërsa vetë 18-vjeçarja konfirmoi para hetuesve dhe përdhunuesin e saj. Megjithatë mediat italiane raportojnë se gjurmët e ADN të të akuzuarve përputheshin me sulmin, por jo që të kenë abuzuar seksualisht. Ndërkohë për rastin po vijojnë hetimet.