Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Mbretërinë e Bashkuar, ku një grua rreth të 20-ave dyshohet se është përdhunuar në grup në orët e para të mëngjesit. Sipas autoriteteve, e reja kishte qenë më herët në një klub nate dhe dyshohet se është ndjekur nga një grup burrash teksa po largohej. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur pranë një kishe protestante të besimit metodist. Policia ka nisur hetime intensive dhe po kryen kontrolle të gjera për të identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar. Mediat britanike raportojnë se po mblidhen prova dhe po analizohen të gjitha informacionet që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit. Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që mund të kenë qenë në zonë në ato orë të kontaktojnë policinë, duke theksuar se çdo dëshmi mund të jetë vendimtare për hetimin, ndërsa forcat e rendit vijojnë punën në terren.