Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga dy shoferë, të cilët u kapën duke drejtuar automjetet nën efektin e lëndëve narkotike. Këta dy persona u arrestuan gjatë kontrolleve të shtuara në javën që lamë pas në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që në total përfunduan në pranga 38 shoferë. Një nga këta shoferë tentoi të korruptonte punonjësit e policisë, ndërsa 35 të tjerë u kapën në gjendje të dehur.