Policia Rrugore e Tiranë ka shtuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë goditur 3 raste të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative, duke e ccuar në 15 numrin e drejtuesve të mjeteve që tentuan të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore në kryeqytet për vitin 2023.