Një incident I rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Lezhës, teksa një grua e moshuar është përplasur nga treni. Treni i pasagjereve i linjës Shkoder-Lacc, mësohet se ka perplasur një person pranë fshatit Zejmen të Lezhës. E plagosura eshte derguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, por për shkak se është në gjendje të rëndë për jetën, ajo u transportua më pas në spitalin e Traumës.