Instituti i Statistikave ka shtyrë për të tretën herë publikimin e të dhënave të Censit të Popullësisë dhe Banesave, raport i cili duhet të ishte nxjerrë që në vitin 2020. Instituti njoftoi se grumbullimi i të dhënave u shty për një herë të tertë, pasi grupet e punës që janë shpërndarë në terren nuk kanë mundur dot të gumbullojnë mjaftueshëm informacion, për të realizuar një herë e mirë raportin. Ndonëse, censi i popullësisë dhe banesave ka vonuar, instituti i statistikave shprehet se mbetet i vendosur në objektivin e tij për të ktyer këtë raport në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe Zyrës Statistikore të Bashkimit Evropian.