Një djalë i mitur 15 vjeç është plagosur me thikë nga një vajzë 13 -vjeçare jashtë ambjenteve të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. 15-vjeçari është pikasur fillimisht nga kalimtarë të rastit, të cilët mësohet se kanë njoftuar policinë. Ende nuk dihet shkaku që çoi vajzën të kryente aktin e rëndë, teksa dyshimet janë për xhelozi. Sakaq një qytetare ka treguar ngjarjen duke thënë qytetarët i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe më pas e kanë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.