Një alarm për sulme ajrore për Kievin dhe shumicën e Ukrainës u lëshua pak para mesditës së të martës, pas një sulmi rus me dron, i cili shkatërroi një ndërtesë shkollore në qytetin e Ukrainës lindore, Kharkiv. Sulmet ruse vijnë disa orë pasi një ndërtesë e lartë në Moskë u godit nga një sulm me dron për të cilin kremlini akuzoi ukrainën. Të paktën një person u plagos në sulmin mbi Kharkivin, për të cilin kryebashkiaku i qytetit, Ihor Terekhov, tha se kishte në shënjestër zonat periferike të banuara dhe në të cilin u përfshinë të paktën tre dronë.