Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mesditën e kësaj të diele në Vlorë. Një konflikt për motive banale agravoi deri në shkrepjen e armëve të zjarrit, duke shkaktuar kaos mes pushuesve vendas dhe të huaj. Ngjarja u shënua rreth orës 12 në zonën e Ujit të Ftohtë, mbas tunelit në afërsi të vilave qeveritare. Konflikti nisi për çadrat, shezllonget dhe parkimin, që solli edhe shkrepjen e pistoletës. Në vendngjarje mbërritën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët vunë në pranga të afërmin e autorit që qëlloi me pistoletë në ajër.