Biznesi në përgjithësi vlerëson si pozitive reformën digjitale dhe përqëndrimin e shumicës së shërbimeve përmes e-Albanias. Sipas studimit të Këshillit të Investimeve, gati 90 për qind e bizneseve mendojnë se marrja e shërbimeve publike administrative në mënyrë elektronike e ka reduktuar barrën administrative për kompaninë e tyre.