Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja e ndodhur në spitalin e Traumës ku një 47 vjeçar gjeti vdekjen pasi u hodh nga kati i tretë i spitalit. Dyshohet se 47 vjeçari me iniciale M.H ishte nën efektin e ilaçeve. Burimet bëjnë me dije se ilaçet mund t’i kenë shkaktuar halucinacione 47 vjeçarit dhe ta kenë shtyrë këtë shtetas drejt aktit të rëndë të vetëvrasjes, megjithëse kjo nuk ishte hera e parë që lëndonte veten.