Edhe pse u shoqërua me debate në komisionin e ligjeve, projketligji për shkëmbim informacioni mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, sërish deputetët ranë dakord për ta miratuar atë. Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, akuzoi qeverinë se me politikat e saj po shpopullon Shqipërinë, teksa thekson se numri i të larguarve drejt Anglisë është dyfishuar.