Katër persona humbën jetën dhe të paktën 22 të tjerë u plagosën kur dy trena që mbanin me qindra pasagjerë, u përplasën në Indonezi të premten – thanë zyrtarët. Vagonët e parë të të dy trenave u përplasën egërsisht duke u shkatërruar, ndërsa të tjerët pas tyre dolën nga shinat dhe u përmbysën në një pjesë të hekurudhës që përshkonte fushat me oriz në provincën e javës perëndimore. Nuk janë raportuar viktima mes afro 500 pasagjerëve në bordin e trenave dhe katër të vdekurit e raportuar janë pjesë e personelit.