Dy persona mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Don Boskos në Tiranë. Ngjarja ndodhi pak pas mesditës së të martës. Viktima janë identifikuar si Kastriot Elezi, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi, 22 vjec. 45-vjeçari Elezi ka marrë plagë në gjoks dhe shpatull, ndërsa 22-vjeçari Metushi ka mbetur i plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë zyrave të OSHEE-së në Don Bosko. Sulmi thotë policia është kryer nga tre persona, që kanë qëlluar me breshëri automatike nga një makinë në lëvizje në drejtim të 45-vjeçarit dhe më pas janë larguar me shpejtësi.