Dy ngjarje me pasojë plagosjen u regjistruan mbrëmjen e kësaj të marte njëra në Vlorë dhe tjetra në Tiranë. Të dyja ngjarjet u shënuan për të njëjtin motiv, për një konflikt të castit, i cili përfundoi duke u zgjidhur me përdorimin e thikës dhe armës së zjarrit. Në vlorë, dy të rinj u konfiktuan në bulevardin “Ismail Qemali”, ku për pasojë një 19 vjecar mbeti i plafosur me thikë. I riu me inciale EK u dërgua në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.