Dy persona janë arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit policor të koduar “Brotherhood”. Në pranga kanë rënë shtetasit Fioraldo Meminaj dhe Lirim Likaj, të cilët u ndaluan pas kontrollit të automjetit tip “Volksëagen” me të cilin po udhëtonin. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje. Hetimet vijuan me kontrolle në banesat e tyre. Në fshatin Trevllazër, në banesën e Meminajt, u gjetën dhe u sekuestruan 57 kilogramë kanabis. Ndërsa në fshatin Mavrovë, në banesën e Likajt, policia zbuloi një automatik, si dhe një karikator me 30 fishekë. Të dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.