Nën tingujt e himnit kombëtar, personalitetet më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluan ceremonialin shtetëror të ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj bëri thirrje për atdhedashuri. Patriotët shqiptarë që u nderuan këtë 28 nëntor, u sollën si shembull nga kreu i shtetit, për bashkim dhe fuqizim të faktorit shqiptar në rajon.