Top News/ Dy shpërthime pranë varrit të Qasem Soleimanit, vriten mbi 100 persona në Iran
03/01/2024 18:16

Të paktën 103 persona kanë humbur jetën në qytetin Kerman, në Iranin juglindor, pas dy shpërthimesh të ndodhura në një varrezë ku prehet edhe trupi i Qasem Soleimanit, ish-kreu i Gardës Revolucionare të Iranit. Shpërthimet ndodhën mesditën e të mërkurës, me një distancë prej 10 minutash nga njëri-tjetri, në një kohë kur në varrezë ishin mbledhur turmna të mëdha njerëzish me rastin e përvjetorit të katërt të vrasjes së Soleimanit. Televizioni shtetëror Iranian tha se bëhej fjalë për dy shpërthime të telekomanduara, teksa në video shfaqen edhe punonjësit e shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe, që po kujdeseshin për të plagosurit. "Ekipet tona të reagimit të shpejtë po evakuojnë të plagosurit... Por ka turma që bllokojnë rrugët dhe është shumë e vështirë lëvizja e autoambulancave" i tha televizionit shtetëror Reza Fallah, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe në provincën Kerman. Qasem Soleimani u vra në janar të 2020-ës, në moshën 62-vjeçare, gjatë një sulmi me dron amerikan në Irak. Ai ishte një figurë kyçe në regjimin iranian dhe gjithashtu një nga figurat publike më të njohura në vend. Pamjet: AFP

Top News – ‘Djali im është një hero’ / Flet babai i sirianit që çarmatosi atentatorin
16/12 13:35
Top News – U gjetën të vdekur në shtëpi / Djali i regjisorit Rob Reiner akuzohet për vrasjen
16/12 13:32
Top News – “Një polic u qëllua në ballë” / Sulmi në Bondi Beach, kryeministri hedh poshtë kritikat
16/12 13:32
Top News – Fontana di Trevi bëhet me pagesë / Nga 7 janari duhet të paguani 2 euro për ta parë
16/12 12:53
Top News – Era e fortë rrëzon Statujën e Lirisë…nuk është ajo në Nju Jork, nuk ka të lënduar
16/12 12:51
Top Channel/ Tre javë protesta, nuk dorëzohen fermerët grekë: Rrezikon ekonomia në prag festash!
16/12 12:11
Top Channel/ Trump, padi BBC-së për shpifje: Kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim!
16/12 11:49
Top Channel/Gjermani, raporti: Ballkani Perëndimor është ende në pikë kritike, por Shqipëria lidere!
16/12 11:34
Top Channel/ Samiti i Berlinit, Trump optimist: Kurrë më pranë paqes se tani!
16/12 11:32
Top News – ‘Covidi i lopëve’ ndez Francën / Kaos dhe zemërim në vend, protesta e bllokime rrugësh
16/12 11:05
Top News – Fentanili ‘armë e shkatërrimit në masë’ / Trump: Vret më shumë njerëz se bombat
16/12 11:02
Top News- Trump i kërkon BBC 10 miliardë USD / E padit për shpifje, shifër ‘e çmendur’ dëmshpërblimi
16/12 10:58
Top News – Ukraina hedh në erë nëndetësen ruse/‘I vë flakën’ 400 milionë dollarëve me dronë nënujorë
16/12 10:57
Top News – Trump i ofron Ukrainës ‘Nenin 5’ / Evropa, gati të udhëheqë forcën ndërkombëtare
16/12 10:56
Top Channel/ Dhëndri i Trump braktis Serbinë, Kushner heq dorë nga hoteli luksoz
15/12 23:40
Top News- Ushtria amerikane prezanton tankun e së ardhmes, ndryshon rregullat e luftës
15/12 23:07
Top News- Sulm terrorist natën e Vitit të Ri me bomba, parandalohet komploti në Kaliforninë jugore
15/12 23:06
Top News- Ukraina shkatërron nëndetësen ruse, “Sea Baby” godet në befasi ekuipazhin e Moskës
15/12 22:57
Top Channel/ Forca shumëkombëshe në Kiev, Trump: Shumë afër paqes
15/12 22:55
Top Channel/ Vrau bashkëmoshatarin e tij, dënohet me 11 vite burg 16-vjeçari në…
15/12 19:28
DIGITALB DIGITALB