PS dhe PD nuk gjetën dakordësinë në Këshillin e Legjislacionit në lidhje me kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Në mungesë të dakordësisë për të dalë me një raport të unifikuar, opozita dhe mazhoranca do t’i drejtohen Kuvendit në seancë plenare me dy raporte, ku i pari kërkon shkarkimin e Peleshit për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit dhe i dyti mosshkarkimin e tij me arsyetimin se shkeljet nuk ekzistojnë.