Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta, tre fëmijët e akuzuar se planifikuan dhe më pas vranë babain e tyre dolën para gjykatës së Durrësit. Ata kërkuan nga gjykata mbrojtjen me avokat kryesisht, ndërsa 25-vjeçari Hysen Meta e ka pranuar se ka qenë ai që e ka shkrepur armën. Sipas Prokurorisë, 50-vjeçari, Pëllumb Meta është qëlluar katër herë. Një plumb e ka zënë në kokë, një tjetër poshtë veshit, një në gjoks dhe i fundit në bark.