Pa kaluar 24 orë nga zyrtarizmi i dështimit të negociatave mes dy grupeve në PD, Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, ka thirrur mbledhjen e Kryesisë. Mbledhja e cila do të mbahet në orën 18:00 në degën 7 të PD në kryeqytet, do të diskutohet dhe merren vendime mbi vendimet e grupit parlamentar, lidhur me zgjedhjet lokale.