Ukraina dhe NATO kanë mbyllur dy javë stërvitje të përbashkëta në Detin e Zi me pjesëmarrjen e dhjetëra anijeve luftarake në një demonstrim të lidhjeve të forta të mbrojtjes dhe aftësive të tyre, pas një konfrontimi midis forcave ushtarake të Rusisë dhe anijeve luftarake britanike në brigjet e Krimesë muajin e kaluar. Manovrat e quajtura “Sea Breeze 2021” u mbyllën të shtunën, përfshinë rreth 30 anije luftarake dhe 40 avionë nga vendet anëtare të NATO-s dhe Ukraina.