Këshilli i Mandateve dhe Legjislacionit ka dy javë kohë që të vendosë në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Sipas rregullores së Kuvendit, brenda 48 orëve nga protokollimi i shkresës, kryetarja e Kuvendit duhet të thërrasë mbledhjen e këshillit. Më pas, deputetët në këtë këshill do të njihen me shkresën dhe akuzat e provat e vëna në dispozicion nga SPAK kundër Arben Ahmetajt.