Eno Papa të cilit iu zbulua një depo me armë zjarri në Tiranë te Liqeni I Thatë, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Këtë të enjte, Gjykata e Tiranës vendosi ta lerë në arrest me burg edhe pse 27-vjeçari tha se nuk ka lidhje me bazën e armatimit. ‘Nuk kam idhje, garazhin e kisha marrë me qira për një mikun tim’, është mbrojtur ai gjatë seancës për masën e sigurimit.