Dy anije ruse janë parë në zonën mes Kalabrisë dhe Korfuzit, shumë pranë brigjeve shqiptare. Lajmi u bë me dije nga mediat italianë të cilat shkruajnë se njëra erdhi nga oqeani Atlantik, dhe bëhet fjalë për anijen Kola, ndërsa tjetra është një anije korvetë raketahedhëse që ndodhej në bazën ruse të Tartous në Siri.