Top Channel/ Durrës, spostohen të rrezikshmit pas arratisjes së Altin Ndocit
14/01/2026 23:09

Pas arratisjes së Altin Ndocit ditën e martë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa të dënuarve e të paraburgosurve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë nga institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale në Durrës drejt burgut të Fierit. Burgu i Durrësit nuk klasifikohet si institucion me siguri të lartë. Ai kategorizohet si institucion paraburgimi, ndaj DPB ka vlerësuar të arsyeshme, pas ngjarjes së rëndë, që personat me rrezikshmëri të shtuar të mos qëndrojnë më në këtë strukturë. Mësohet se masat kanë të bëjnë vetëm me transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë dhe nuk përfshijnë zyrtarët e arrestuar, të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në Durrës. Në burgun e Durrësit kanë kryer dënimin, ose vazhdojnë të jenë aty edhe sit ë paraburgosur, edhe personazhe të njohura të politikës. Në këtë institucion kanë vuajtur masën e sigurisë dhe dënimin ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Aktualisht aty vijojnë të qëndrojnë ish-deputeti Jurgis Çyrbja, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, si edhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë të akuzuar nga SPAK dhe në proces gjykimi.

Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27
Top Channel/ Veliaj transferohet në Fier. Kryebashkiaku kundërshton vendimin dhe kërkon sqarime
28/10 15:25
Top Channel/ OSBE: Ka mungesë dialogu. Tarran thirrje kundër dhunës: Të dëgjohet zëri i të rinjve
28/10 15:25
Top Channel/ Bizneset kundër taksave të reja. Kundër rritjes së tatimeve e uljes së pragut të TVSH
28/10 15:23
Top News – ‘Belinda Balluku mbi ligin’. Bardhi: SPAK të tregojë pse e shiti ligjin tek Edi Rama!
28/10 15:14
Top Channel/ Rama: Ushqimet e nafta me lirë. Ngushtohet hendeku mes të pasurve dhe kujt ka më pak
28/10 15:06
Top Channel/ “Pa drejtësi nuk ka Shqipëri” studentët marshojnë nëpër Tiranë, futen në disa fakultete
28/10 15:04
Top Channel/ U transferua nga Durrësi, momenti kur Erion Veliaj mbërrin në burgun e Fierit
28/10 14:32
Top News – ‘Të rinjtë duhet të dëgjohen’. Ambasadori i OSBE: Por dhuna nuk është rrugëzgjidhje
28/10 13:53
Top News – Aksident i tmerrshëm, përplasen trenat / Të paktën 30 viktima në Spanjë, shumë të lënduar
28/10 13:52
Top News- Transferohet taksa e qarkullimit/ Kalon te taksa vjetore, përfshihen dhe makinat elektrike
28/10 13:51
Top News – Drejtoria e Burgjeve transferon Veliajn/ Largohet nga Durrësi, dërgohet në Fier
28/10 13:47
Top News- TIA dhe Wizz Air inaugurojnë linjën e re. Nisin fluturimet direkt mes Tiranës dhe Palermos
28/10 13:44
Top Channel/ “Bashkohuni me ne” studentët thirrje për të shkuar te Falulteti i Drejtësisë
28/10 13:22
Top Channel/ Bora e parë zbardh Kukësin, dëbora arrin deri në 5 centimetra në zonat malore
28/10 12:55
Top Channel/ I dyshuar për vrasjen e Progës, Denis Meçe sërish në pranga, theu arrestin shtëpiak
28/10 12:49
Top Channel/ Dy në pranga për vrasjen e 66-vjeçarit në Sarandë, kapet në Greqi autori i dyshuar
28/10 12:48
Top Channel/ “Duhet bashkim për lëvizje studentore”, të rinjtë thirrje: Indiferenca, armiku ynë
28/10 12:48