Top News- Pezullimi i vizave emigruese/ Ambasada amerikane: Nuk preken turistiket, ja kategoritë
15/01/2026 12:26

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas vendimit të DASH që duke nisur nga 21 janari 2026, pezulloi vizat emigruese për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria. Teksa i referohet deklaratave të presidentit të ShBA Donald Trump, theksohet se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë financiare për amerikanët. Ambasada njofton se Departamenti i Shtetit po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga 75 vendet, të cilat I klasifikon me rrezik të lartë të përdorimit të përfitimeve publike në SHBA. Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë shtetasit që kanë aplikuar për vizë emigruese, që vijnë nga shtetet e prekura nga vendimi, mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, por nëse e fitojnë, gjatë kësaj periudhe pezullimi asnjë vizë nuk do të lëshohet. Përjashtim sipas ambasadës, ka për ata persona që janë me dyshtetësi, dhe që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi tjetër që nuk preket nga vendimi. Po ashtu sqarohet, se të gjithë ata persona që e kanë tashmë një vizë emigimi, nuk I është hequr. Ambsada amerikane sqaron po ashtu se ky vendim I pezullimit, vlen vetëm për aplikantët e vizave emigruese dhe jo ato të vizave turistike.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00