Dhjetëra oficerë policie u lënduan në një trazirë të madhe që spërtheu në një lagje të kryeqytetit të Uellsit, Kardif, mbrëmjen e të hënës, pasi dy adoleshentë humbën jetën në një aksident. Dy makina u dogjën dhe dhjetëra të rinj, disa me fytyra të mbuluara me maska, hodhën gurë mbi policinë. Policë mbi kuaj po ashtu u dislokuan në zonë për të mbrojtur rajonin lokal të policisë, mëngjesin e të martës, pas zërave se ai mund të sulmohej.