Gjatë 48 orëve të ardhshme, qytetarët e Durrësit pritet të përballen me probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Kjo si pasojë e një avarie që ka pësuar tubacioni kryesor që furnizon qytetin bregdetar. Njoftimi për abonentët u bë nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës e cila konfirmon avarinë e rëndë që ka ndodhur në zonën e njohur si sektori Rinia, ku është çarë dhe linja e ujësjellësit. Aktualisht, uji i pijshëm mungon në qytetin e Durrësit dhe disa fshatra pranë, që furnizohen prej tij. Ndërkohë që brigada e avarive e Ujësjellës Kanalizime vijon punën për të riparuar difektin dhe normalizimin e situatës për të rikthyer furnizimin normal të popullatës me ujë.