Bashkëpunëtori I drejtësisë Erjon Alibej, ka rrëfyer gjatë dëshmisë së radhës para togave të zeza, lidhur me vrasjen e vëllezërve Haxhia. Alibej deklaroi se i kishte dhënë dy kallashnikovë dhe një pistoletë Dumanit. Plani, sipas tij, ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, por shënjestra u ngatërrua dhe paplanifikuar mbeti edhe Viktor Haxhia. Alibej rrëfeu se për identitetin e viktimave e kishte marrë vesh nga lajmet.