Prej më shumë se një viti po lakohet hapja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi i Këshillit Europian, të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europain ka lënë ende pezull këtë çështje. Nisur edhe nga rivaliteti politik mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian por edhe burokracitë e Brukselit anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është finalizuar ende. Në postimin e tij në Tëitter Rama e ka krahasur situatën e krijuar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, me librin e Samuel Beckett, ‘Duke pritur Godonë’. Ky cilësim i Ramës sjell në fokus tejzgjatjen dhe shtyrjen e fillimit të negociatave për Shqipërinë.