Në moshën 117-vjeçare, Qamile Mara nuk shqetësohet aspak që të vërtetojë se mund të jetë gruaja më e vjetër në botë dhe as të bindë zyrtarët shqiptarë të pensioneve se ajo nuk ka vdekur. Fokusi i saj mbetet shijimi i jetës. "Jeta është e bukur, si mali i Tomorrit kur lulëzon" Kështu thotë ajo në shtëpinë e saj në Ferras tha ajo për AFP-në me një buzëqeshje, duke iu referuar njërit prej majave më të larta të Shqipërisë, ndërsa qëndronte jashtë shtëpisë së saj në Ferras, rreth 100 kilometra në jug të Tiranës. Ajo e ka kaluar gjithë jetën e saj në këtë fshat, duke rritur frutat e perimet me të cilat është ushqyer vetë dhe duke u kujdesur për bagëtinë. "Jeton aq sa e ka shkruar Zoti," thotë ajo. Sipas datës së lindjes që figuron në disa dokumente zyrtare – 19 gusht 1909 – Mara do të ishte dy ditë më e madhe se britanikja Ethel Caterham, e cila njihet nga Rekordet Botërore Guinness si gruaja më e vjetër në botë që është gjallë.