Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, njëherazi edhe kryetar i kësaj force politike në Fier ka reaguar ashpër lidhur me protagonistët e trafikut të drogës e kriminelëve, që tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi e fitojnë tendera publikë. Pas deklaratës alarmante në rrjetet sociale se ‘duart e krimit janë futur tek financat publike’, deputeti Petro Koçi i ftuar në emsionin breaking në Top News ka nënvizuar kërcënimet e vazhdueshmë që u bëhën zyrtarëve të lartë për të mbyllur sytë përpara aferave korruptive.