Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, ngriti alarimin të shtunën në Sofje se struktura të caktuara po përpiqen ta kthejnë Maqedoninë e Veriut nën ndikimin e Rusisë. Ai nuk saktësoi se kush janë ato struktura, por pretendimet e tilla i ndërlidhi me incidentin e 16 janarit në Ohër Maqedoninë e Veriut, ku u sulmua fizikisht një pjesëtar i një klubi bullgar në këtë qytet.