Top News – Duam të jetojmë në Finlandë…! Për të tetin vit radhazi, vendi më i lumtur në botë
20/03/2025 12:36

Raporti Botëror i Lumturisë për këtë vit, i publikuar të enjten ka renditur sërish Finlandën në krye të klasifikimit, për të tetin vit radhazi. Këtë vit, raporti, mati besimin tek të panjohurit, duke humbur qëllimisht kuletat, e duke parë se sa prej tyre i kthyen, duke e krahasuar këtë me sa kuleta mendohej se do të dorëzoheshin. Dhe numri i kuletave të kthyera ishte pothuajse dy herë më i lartë nga sa parashikonin njerëzit. Kësisoj, studimi që mblodhi prova nga e gjithë bota, zbuloi se besimi në mirësinë e të tjerëve ishte më i lidhur me lumturinë se sa mendohej më parë. Duke u kthyer tek finlanda, vendi më i lumtur në botë duket se e ka cimentuar kreun e klasifikimit pasi renditet i pari për të tetën herë ndërsa SHBA dhe Britania e Madhe humbasin shumë pozicione në listë. Sipas John Helliëell, ekonomist në Universitetin e British Columbia dhe autor i raportit, të dhënat e eksperimentit me portofolin treguan se "njerëzit janë shumë më të lumtur duke jetuar aty ku mendojnë se njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin". Raporti i 13-të vjetor i Lumturisë Botërore, i publikuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë të OKB-së, rendit vendet më të lumtura në botë duke u kërkuar njerëzve të vlerësojnë jetën e tyre. Finlanda përsëri zuri vendin e parë ndërsa Kosta Rika dhe Meksika kanë hyrë në 10-shen e parë për herë të parë. Si Britania e Madhe ashtu edhe SHBA-ja zbritën në listë në vendin e 23-të dhe 24-të respektivisht.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00