Top News – Droni rus hyn në qiejt e NATO-s / U rrëzua pasi hyri në hapësirën ajrore polake
15/03/2022 12:28

Një dron rus raportohet se është rrëzuar në Ukrainë pas pretendimeve se ai kishte fluturuar në hapësirë ajrore polake. Droni, pretendohet se kishte fluturuar fillimisht mbi qytetin ukrainas Yavoriv, para se të fluturonte drejt polonisë, ku ai shkeli territorin e NATO-s. Forcat e armatosura ukrainase thanë se droni mendohet se po bënte një vlerësim të dëmeve që ishin shkaktuar mbi bazën ushtarake Yavoriv, afër Lvivit gjatë fundjavës pasi një sulm me raketa i mori jetën të paktën 35 personave. Zyrtarët e ushtrisë thanë se ai kishte fluturuar mbi Poloni para se të kthehej në hapësirë ajrore Ukrainase, ku edhe u qëllua nga sistemi i mbrojtjes ajrore të vendit. Një zëdhënës i forcave ukrainase tha: Ashtu sic e shohim ne, pushtuesit vazhdojnë me veprime provokative, pa asnjë hezitim, e madhe guxojnë të fluturojnë edhe në hapësirë ajrore të vendeve anëtare të NATO-s’. Forcat e putinit sulmuan bazën ushtarake ukrainase vetëm pak km larg kufirit polak, mëngjesin e të dielës. Sulmi, që shkatërroi bazën ushtarake Yavoriv, afër Lvivit, vrau 35 persona dhe lëndoi 134 të tjerë. Forcat e putinit lëshuan më shumë se 30 raketa kruiz mbi bazë duke shtyrë autoritetet të paralajmëronin se Putini mund të fillonte të provokonte vendet e natos. Pas këtij sulmi, sekretari britanik i shëndetësisë, Sjid Javid, paralajmëroi se Britania do të shkonte në luftë, menjëherë, nëse putini do të sulmonte një vend të NATO-s.

Top News- Ndryshim regjimi për të mbajtur pushtetin/ Qeveria hungareze mohon skenarët për Orban
11/12 22:58
Top News – Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë! Shefi i NATO-s paralajmëron: Është koha për veprim
11/12 19:39
Top Channel/ “NATO, objektivi i Rusisë”, Rutte: Mund të na sulmojë për 5 vite, e mbështet Kina
11/12 19:39
Top Channel/ BE kundër paqes fiskale: Të vendosen në ligj masa mbrojtëse kundër pastrimit të parave
11/12 15:28
Top Channel/ Protestat masive, dorëzohet qeveria bullgare: Kryeministri jep dorëheqjen!
11/12 15:09
Top News – Ukraina ‘i përgjigjet’ planit të Trumpit / Çon propozimin me 20 pika në Shtëpinë e Bardhë
11/12 15:02
Top News – Trump, plan për të zhbërë BE-në / Do nxjerrë katër vende nga blloku, zbulohet dokumenti
11/12 14:52
Top News – Gjermania godet ‘Kartelin Ballkanik’ / Drogë nga Kolumbia, konfiskohen 5 milionë euro
11/12 14:43
Top News – Dronë mbi platformën e naftës në Kaspik / Ukraina ‘trondit’ Rusinë, ndalon prodhimin
11/12 14:42
Top News – Mbetet i varur në bishtin e avionit / Panik në 4600 metra lartësi, ngatërrohet parashuta
11/12 13:36
Top News – Nuk ka më keqkuptime për Ukrainën / Lavrov: Rrusia dhe SHBA janë tani në një linjë
11/12 12:54
Top News – Vendi po fundoset në Paqësor / Refugjatët e parë të klimës mbërrijnë në Australi
11/12 12:52
Top News – Fituesja e Nobelit të Paqes vjen në Oslo / Disa orë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve
11/12 11:43
Top News – SHBA akuzohet për pirateri / Sekuestrohet çisterna e naftës pranë Venezuelës
11/12 11:38
Top Channel/ Rusia i merr shtëpitë ukrainasve: Sekuestrim masiv pronash në territoret e pushtuara!
11/12 11:33
Top News – Në pritje të telefonatës së Trump…Tajlanda dhe Kamboxhia vazhdojnë luftën në kufi
11/12 11:25
Top News- Bombarduesit amerikanë ‘tregojnë dhëmbët’/ I përgjigjen Kinës e Rusisë në krah të Japonisë
11/12 11:23
Top Channel/ BE shtrëngon “rripin” e emigracionit: Blloku europian “imiton” Gjadrin!
11/12 11:16
Top Channel/ Austria ndalon shaminë e kokës për vajzat nën 14 vjeç: Kush refuzon, gjobë ose burg!
11/12 11:15
Top News – Dobëson Ukrainën në sytë e Trumpit / Rënia e Pokrovskut nuk e shemb vijën e frontit
11/12 11:15
BILETA Portokalli - Bileta