Top News/ Dronë rusë mbi vendet e NATO-s / Rusia shkel hapësirën ajrore të Letonisë e Rumanisë
10/09/2024 11:04

Në lindje të Letonisë, anëtareë e BE dhe NATO-s, ka fluturuar një dron i dyshuar rus përmes Bjellorusisë duke u rrëzuar më pas në qytetin Rezekne. Ky incident po hetohet, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Riga. Edhe NATO është informuar. Forcat e armatosura letoneze e zbuluan objektin fluturues pa pilot në kohën që hyri në hapësirën ajrore letoneze dhe gjurmuan lëvizjen e tij. Më pas u lokalizua vendi i rrëzimit. Mbetet e paqartë se si një dron rus mundi të kalonte pa pengesa përmes Bjellorusisë në Letoni. "Kjo situatë është konfirmim i asaj, se ne duhet të vazhdojmë punën që kemi nisur për të forcuar kufirin lindor të Letonisë, duke përfshirë zhvillimin e aftësive të mbrojtjes ajrore dhe aftësive të luftës elektronike për të kufizuar aktivitetet e mjeteve ajrore pa pilot të aplikacioneve të ndryshme", tha ministri letonez i Mbrojtjes Andris Spruds. Ministria e Mbrojtjes kujtoi gjithashtu se vendi kishte zgjeruar aftësitë e tij mbrojtëse në vazhdën e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka vazhduar për më shumë se dy vjet e gjysmë. Aleatët e NATO-s gjithashtu kryejnë patrullime të rregullta në hapësirën ajrore letoneze. Edhe Ministria e Mbrojtjes në Bukuresht ka bërë të ditur, se një dron rus fluturoi mbi territorin rumun të dielën në mbrëmje përpara se të hynte sërish në hapësirën ajrore të Ukrainës. Në qytetet kufitare Konstanca dhe Tulcea, ushtria lëshoi paralajmërime për popullatën në formën e mesazheve me tekst për telefonat celularë. Dy avionë luftarakë rumunë F-16 u ngritën për të vëzhguar fluturimin e dronit. Ushtria ka nisur kërkimet për mbetje të mundshme të dronëve në zonën e pabanuar të qytetit kufitar të Peripravë. NATO i ka dënuar incidentet, me zëvendës sekretarin e përgjithshëm Mirçea Geoana, që tha se nuk ka të dhëna që flasin për një sulm të qëllimshëm nga rusia ndaj aleatëve. “Por këto veprime janë të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme," tha Geoana.

Top Channel/ Dhurata e Kim për ditëlindjen e Putin! Çfarë fshihet pas aleancës Rusi-Kore e Veriut?
08/10 23:12
Top Channel/ “Mos i tregoni askujt”! Aleanca Trump-Putin, gazetari zbulon të vërtetën gjatë Covid
08/10 23:10
Top Channel/ Izraeli sulmon Damaskun! 7 viktima në kryeqytetin sirian, Tel Aviv: Hezbollah,pa “kokë”
08/10 23:06
Top Channel/ Për herë të parë! Hezbollahu kërkon armëpushim, Izraeli përshkallëzon situatën
08/10 20:20
Top Channel/ “Se di a do i shoh më fëmijët”, Musk: Do shkoj në burg nëse Trump humbet
08/10 20:07
Top News/ Kim dhe Putin, ‘shokë të ngushtë’ / Lideri i Koresë së Veriut i uron ditëlindjen e 72-të
08/10 19:36
Top Channel/ Harris tregon armën që mban: Kam shtënë në…
08/10 19:00
Top Chjannel/ Studioi drejtësi pas vrasjes së gruas, ëndrra e Babis Anagnostopoulos merr fund
08/10 18:52
Top News/ Do të shkaktojë kaos në Britani! MI5 paralajmëron: Ja çfarë misioni ka Rusia
08/10 16:55
Top News/ ‘Vepra e artit’ hidhet në plehra / Pastruesi i muzeut kujtoi se ishin mbeturina
08/10 16:46
Top News/ Harris udhëheq ndaj Trump…por me diferencë të ngushtë, 46 me 43 për qind
08/10 16:30
Top News/ ‘Shumë i madh dhe i mprehtë’ / Cybertruck-u i Teslas ‘nuk bën’ për rrugët evropiane
08/10 16:26
Top Channel/ Rusia lëshon urdhër arreste për dy gazetarët italianë, akuzohen për…
08/10 15:34
Top Channel/ Ndahet Nobeli i Fizikës: Dy shkencëtarë, “gurthemeli” i mësimit të makinerive!
08/10 15:32
Top News/ Pionierët e AI marrin Nobelin e Fizikës / Hodhën themelet për mësimin e ‘makinerive’
08/10 15:12
Top News/ ‘Në tehun e thikës…’ / Lindja e Mesme, vetëm një gabim larg luftës
08/10 14:57
Top News/ Franca dëbon djalin e Bin Ladenit / Komente në mediat sociale ku ‘lëvdonte’ terrorizmin
08/10 14:54
Top Channel/ Vrasja në Athinë, i mituri pranon sulmin, vëllai e ndihmoi: Abuzonte me ne!
08/10 14:05
Top Channel/ Hezbollahu i kundërpërgjigjet Izraelit, lëshon breshëri raketash në veri
08/10 14:04
Top Channel/ Izraeli vret komandantin e Hezbollahut në Bejrut, kush ishte Suhail Husein Huseini
08/10 14:03
DIGITALB DIGITALB - OFERTA