Fillimisht dronë, e më pas edhe raketa tokë-tokë: Sipas një artikulli të "Ëashington Post", Irani është duke shtuar përkrahjen e sulmit rus ndaj Ukrainës. Në këtë mënyrë, shkruan gazeta që u referohet shërbimeve amerikane të inteligjencës dhe shërbimeve të vendeve aleate, Teherani kontribuon për të balancuar "humbjet e mëdha” që ka pasur Rusia që me fillimin e sulmit kundër Ukrainës, në shkurt, sidomos humbjeve në armët me presizion të lartë.