Top News – Dronë kamikazë mbi çisternat e naftës / Dora e Iranit pas sulmeve, zemërohen Emiratet
17/01/2022 15:32

Një sulm me dronë në Abu Dhabi, ka bërë që tre cisterna nafte të shpërthenin në aeroport. Përgjegjësia për sulmet është marrë nga rebelët Houthi të jemenit, të cilët mbështeten nga Irani i cili i ka furnizuar edhe me dronë kamikazë. Policia e Abu Dhabit tha se tre cisterna kishin shpërthyer në zonën industriale Musaffah, afër depozitave të një kompanie naftënxjerrëse. Po ashtu një zjarr shpërtheu në një kantier ndërtimi në aeroportin ndërkombëtar të Abu Dhabit. “Hetimet paraprake kanë zbuluar pjesë të një mjeti të vogël fluturues që mund të ketë qenë një dron, në të dyja vendngjarjet, dhe mendohet se ky ka qenë shkak i shpërthimit dhe zjarrit – tha policia në një deklaratë. Emiratet e bashkuara arabe janë në luftë në Jemen që nga 2015 si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga arabia saudite që ka në shënjestër rebelët Houthi pasi grupi hyri në kryeqytetin e vendit. Houthit dëbuan nga kryeqyteti i jemenit Sanaa, qeverinë e njohur ndërkombëtarisht, në fund të 2014-ës, duke bërë që koalicioni të ndërhynte. Rebelët thonë se sulmi pason një marrëveshje mes emirateve dhe arabisë saudite dhe premtuan akoma më shumë sulme. Një raport i kohëve të fundit ka treguar se Irani ka blerë në fshehtësi pjesë për dronët vrasës nga Kina dhe ia ka shitur ato milicive të mbështetura nga teherani për të kryer sulme terroriste mbi objektivat perëndimore. Vec Jemenit, këto makina vrasëse janë dërguar nga Irani edhe në Siri, Irak e Liban.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00