Një 54-vjeçare e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Kavajë, me qëllim ekstradimi në Spanjë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të drejtorisë vendore të policisë Durrës dhe në koordinim me Interpol Tiranën, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e saj.