Dy rumunët, George Coman dhe Daniela Buturugaru, janë lënë në burg nga Gjykata e Korccës, pasi u kapën në kufirin e Kapshticës ditën e hënë, duke tentuar të trafikojnë lëndë narkotike në drejtim të Greqisë. Për dy shtetasit George Coman 54 vjeç, dhe Daniela Buturugaru, 36 vjeç u zhvillua seanca me gjyqësore dyer të mbyllura ndërsa mediat u lejuan 5 minuta para fillimit të seancës. Gjatë këtij momenti, George Coman ndryshe nga bashkëatdhetarja e tij, është shfaqur i qeshur madje ka bërë edhe ironi me gazetarët duke i pyetur nëse duket bukur në kamera.