Tre persona janë arrestuar dhe 14 të tjerë po procedohen penalisht pasi akuzohen për organizmin të paligjshëm të lojë të fatit në Tiranë. Dy prej të arrestuarve, 40-vjeçari Vangjush Manaj kishte marrë me qira një banesë në katin e dytë të një pallati në rrugën "Konferenca e Pezës" dhe e kishte përshtatur atë në një ambient ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit. Ai kishte punësuar 45-vjeçarin, Ardi Muçajn, për të organizuar lojëra të paligjshme të fatit.