Në gusht të vitit 2019 në portin e Durrësit u kap një sasi prej 137 kilogramë kokainë e nisur nga Ekuadori. Për këtë krim u vunë në pranga 3 persona. Ata janë Gentian Malindi, Altin Myslihaka dhe Adrian Bega. Ata u kapën, ndërsa kishin trafikuar në 4 kontenierë që sasi kokaine, e nisur nga Pireu për në Shqipëri dhe me destinacion final jo vetëm tregun vendas, por edhe atë europian. Adrian Bega, punonjës sigurie në portin e Durrësit, dhe Altin Myslihaka, peshkatar, morën pakot që prisnin brenda kontenierëve, të cilët ishin ndaluar më parë në Greqi, në kuadër të aksionit antidrogë. Adrian Bega ka përdorur ‘badge’-in për të hyrë dhe për të dalë nga porti, ndërkohë që lëvizjet e tij dhe të bashkëpunëtorit janë regjistruar të gjitha nga kamerat.