Lufta kundër kultivimit të drogës, masat për sezonin turistik, mbrojtja e mjedisit, Operacioni Forca e Ligjit dhe cështje të tjera që lidhen me sigurinë ishin pikat kryesore mbi të cilat e mbështeti fjalën e tij ministri Sandër Lleshaj, gjatë takimit me kryetarët e bashkive, të zgjedhur dhe përfaqësues vendorë të qarkut Fier, Prefektin, drejtues të Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Për kreun e ministrisë së brendshme kanabisi është njolla e Shqipërisë për dekada të tëra.