Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të martën një projektligj për publikimin e dosjeve në lidhje me autorin e ndjerë të krimit seksual, Jeffrey Epstein. Nisma ligjore mori 427 vota pro dhe 1 kundër, me një republikan që votoi kundër projektligjit. Përfaqësuesi Clay Higgins, tha të martën se ai ka qenë "një 'JO' parimore për këtë projektligj që nga fillimi". Masa dypartiake, e njohur si peticion shkarkimi, fitoi mbështetje të gjerë nga Partia Republikane pasi Presidenti Trump tha se do ta nënshkruante atë për ta kthyer në ligj nëse miratohej nga Kongresi, duke përmbysur qëndrimin e tij të mëparshëm.