Gjykata e Tiranës ka pranuar ekstradimin për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj. Në një prononcim për mediat, avokati Ardian Vishaj, deklaroi se kjo është një çështje me natyrë politike. Sipas tij, autoritetet po veprojnë në kundërshti me ligjin dhe kushtetutën e shtetit. Më tej Vishaj tha se brenda 10 ditëve do të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit, duke theksuar se beteja ligjore nuk është mbyllur ende.